Dr. Sci. Med. Nikola Fatić Vaskularni hirurg 81000 Podgorica | Telefon: 068/645-466 | Email: vaskularnahirurgija.me@gmail.com
Faqja kryesore
Lajmet e fundit
Sëmundjet që trajton kirurgjia vaskulare

Sëmundjet vaskulare përfshijnë arteriet të cilat transportojnë oksigjenin në çdo qelizë të trupit dhe venat të cilat e transportojnë gjakun e varfëruar nga oksigjeni drejt zemrës. Kur jeni duke menduar se çfarë janë arteriet dhe venat, mendojini ato si rrugët e trupit tuaj. Në rastin e një trafiku rrugor ose punimeve në rrugë do të keni një trafik të ngadalësuar ku do të lindin probleme. E njëjta gjë vlen edhe për trupin tuaj. Nëse gjaku nuk mund të arrij deri tek një pjesë e caktuar e trupit ose nëse nuk mund të largohet prej andej, do të lindin probleme shëndetësore si dhe çrregullim i cilësisë së jetës. Për fat të mirë shumica e sëmundjeve vaskulare mund të shërohen shpesh edhe pa ndërhyrje kirugjikale.

Parandalimi – Stile të shëndetshme jetese

Burimi i lumturisë sonë varet nga tiparet subjektive: karakterit fisnik, shpirtit sipërmarrës, temperamentit të lumtur, mendjes së ndritur dhe trupit të shëndoshë.
Artur Shopenhauer

Në vendet e Bashkimit Europian, vdekshmëria kardiovaskulare ishte 42%, ndërsa në Mal të Zi, vdekshmëria kardiovaskulare është mbi 54%.
Në Mal të Zi, në dekadën e fundit ka një tendencë të rritjes së numrit të pacientëve me sëmundje kardiovaskulare, si dhe përfaqësimin e tyre si një grup në numrin total të vdekjeve. Në raport me vlerat e deklaruara, si dhe normën mesatare të vdekshmërisë së standardizuar në Evropë nga 479.4 në 100.000 dhe në SHBA nga 317 në 100.000, mund të thuhet se Mali i Zi është në grupin e shteteve me një shkallë të lartë të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare.
Parandalimi i sëmundjeve të sistemit të qarkullimit të gjakut bëhet më së miri duke zbatuar një stil jetese të shëndetshëm e që nënkupton kombinimin e të moderuarës, ushqimit të shëndetshëm, aktivitetit fizik, ndalimit të pirjes së duhanit si dhe forcimin dhe mirëmbajtjen e aftësisë mendore. Është e mundur!

Dr. Sci. Med. Nikola Fatiq

Dr. Sci. Med. Nikola Fatiq lindi më 1984 në Nikshiq të Malit të Zi. Gjimnazin “Sllobodan Shkeroviq” në Podgoricë e përfundoi në vitin 2003. Fakultetin e Mjekësisë në Beograd a përfundoi në vitin 2009, si i pari i gjeneratës së vet, si një ndër studentët më të mirë me notën mesatare 9.63. Doktoraturën e mbrojti në vitin 2015 në Fakuletin e Mjekësisë në Kragujevac me temë nga Klinika Kirurgjikale e sëmundjeve vaskulare dhe endovaskulare të Qendrës Klinike të Serbisë. Rezultatet e doktoraturës janë prezantuar në konferencat më të mëdha botërore në fushën e kirurgjisë vaskulare (Simpoziumi Charing Cross – Londër 2015), janë botuar në revistat më prestigjioze botërore në fushën e kirurgjisë vaskulare (Angiology and Vascular surgery – Fletorja zyrtare e Shoqatës së Kirurgëve vaskular të Rusisë) si dhe u bë rekomandimi për trajtimin e disekacionit të tipit të 3 në klinkat më të mëdha të rajonit. Ai është specialisti i parë i kirurgjisë vaskulare në Mal të Zi pasi që dha provimin specialistik në qershor të vitit 2017 me sukses të shkëlqyeshëm. Ai është edhe fitues i bursës kombëtare për përsosmëri të cilën e jep Ministria e Shkencave të Malit të Zi si dhe i shumë bursave ndërkombëtare. Kërkimet shkencore pas doktorature si dhe edukimin në fushën e kirurgjisë vaskulare dhe endovaskulare bashkëkohore i bëri në klinikën prestigjioze të Spitalit St. Mary – Imperial Collage të Londrës. Puna shkencore pas doktorature në temën e trajtimit modern të aneurizmave të aortës abdominale “Validation of an assesment tool for pre – operative EVAR planning” u botua në revistën nga lista SCI – Perfusion.
Ai është përfaqësues kombëtarë i Malit të Zi në Shoqatën Europiane të Kirurgëve vaskular.

Kush guxon, mundet. Kush nuk e njeh frikën do të shkoj përpara.
Zhivojin Mishiq

dr-nikola-fatic-pocetna